Tifozi anglez me simbolin e shqiptarëve, nuk i mungon plisi në stadiumin ‘Fadil Vokrri’
Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillim të ndeshjes Kosovë-Angli.
Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ tashmë kanë zbarkuar yjet kosovarë dhe ata anglez.
Përpos tyre shumë tifozë i janë drejtuar stadiumit për të përkrahur dy kombëtaret, atë angleze dhe kosovare.
Një tifozë i veçantë në mesin e anglezëve ishte edhe tifozi me plis, shkruan Indeksonline.
Ai zgjodhi që pavarësisht se është tifoz i Anglisë sonte, të mos harrojë miqësinë e mirë me Kosovën dhe të bartë me vete plisin, simbolin shqiptar./Indeksonline/