Mamaqi: Të punosh kaq shumë dhe të të quajnë me fat
Ermal Mamaqi është njëri ndër protagonistët e ekraneve televizive në Shqipëri, madje udhëheq njërin ndër emisionet më të shikuar “Xing me Ermalin”.
Gjithashtu moderatori, këngëtari e artisti Mamaqi është më i ndjekuri në Instagram nga prezantuesit shqiptar.
Por atë njerëzit vazhdojnë ta quajnë me fat, kjo edhe për shkak se u martua me një bukuroshe si Ami, por edhe për të ardhurat e mëdha në kontot e tij.
Ai prezantoi pikërisht para fansave të tij në Instagram një “Quote”, me mbishkrimin: “Punoj 16 orë në ditë, 7 ditë në javë, 52 javë në vit dhe njerëzit sërish më quajnë ME FAT.
/Indeksonline/
