Blero dhe Afrona nisin pushimet e para romantike, si çift i martuar
Blero dhe Afrona kurorëzuan dashurinë e tyre në shtator të këtij viti në një ceremoni të veçantë dhe mirë organizuar.
Por, që kur u martua çifti ka jetuar i ndarë për shkak të angazhimeve profesionale e që ua pamundësoi edhe pushimin e muajit të mjaltit, shkruan Indeksonline.

Por, tashmë dyshja ka gjetur kohë të lirë për të kaluar së bashku dhe si destinacion për pushimet romantike kanë zgjedhur Hawaiin.

Ata me të arritur atje kanë publikuar imazhe dhe video të shumta nga ishulli përrallor./Indeksonline/
