Aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrja në grup terrorist
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, kundër personit me inicialet F. Z. për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga nenin 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës .
Prokuroria Speciale njofton se e pandehura F.Z. më 23.08.2014, me dëshirë të plotë, me vetëdije përmes aeroportit ndërkombëtarë “Adem Jashari“ në Prishtinë, ka lëshuar vendbanimin e saj të përhershëm në Republikën e Kosovës, për të vazhduar fluturimin për në Stamboll të Turqisë, me qëllim që përmes territorit të Republikës së Turqisë, të udhëtojë për në shtetet islamike Irak dhe Siri, me qëllim që t’i bashkohej organizatës terroriste ISIS, e cila ishte duke luftuar dhe shkaktuar akte dhune, keqtrajtime e vrasje në këto shtete, organizatë kjo e shpallur organizatë terroriste nga OKB-ja.
Me këto veprime e pandehura F.Z. ka kryer veprën penale: “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga nenin 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës .