75 Mall Live Search
21:14 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tottenham shkarkon trajnerin më të suksesshëm në histori

Tottenham ka shkarkuar nga detyra trajnerin Mauricio Pochettino.

Nënkampionët e Evropës i japin fund bashkëpunimit pesë vjeçar me teknikun argjentinas, shkruan Indeksonline.

47 vjeçari është bërë më i suksesshmi në histori të klubit, duke rivalizuar për titull të Premierligës dhe ka arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai u emërua në krye të skuadrës në vitin 2014.

Ky largim vjen për shkak të formës së dobët të skuadrës në këtë fillim të sezonit, ku aktualisht janë në vendin e 14-të. /IndeksOnline/