75 Mall Live Search
10:34 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kim Kardashiani, me dedikim drejtuar fëmijëve të saj

Njihet si modele, personazh i njohur televiziv, e suksesshme në biznes si dhe një nga femrat më atraktive në botë.

Bëhet fjalë për Kim Kardashianin, e cila po vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e publikut në secilën paraqitje që bën, shkruan Indeksonline.

Ajo, gjithashtu ka dëshmuar se është një nënë mjaft e përkushtuar ndaj 4 fëmijëve të saj bashkë me reperin Kanye West.

Së fundmi ajo para miliona fansave që e ndjekin nëpër rrjetet sociale, ka publikuar një fotografi  ku shihen 2 fëmijët e saj, derisa ka shkruar: “Zemra ime!”, duke treguar se për të fëmijët janë gjithçka.

Kujtojmë se Kimi njihet si një nga femrat më me ndikim, duke marrë parasysh që para pak kohe ajo ishte prezente në Shtëpinë e Bardhë, ku paraqiti disa iniciativa të saj në lidhje me ligjet për të burgosurit. /Indeksonline/