E turpshme, kosovari ther me thikë gruan e tij, në Zvicër
Të hënën në Morges, rajonin e Vaud në Zvicër është raportuar një therje me thikë. Rreth orës 04:40 të mëngjesit, fqinjët kanë dëgjuar zhurmë të madhe dhe kanë lajmëruar policinë.
Policia e Zvicrës ka njoftuar se ka pasur konflikt familjar me ç’rast burri e ka therur me thikë gruan e tij, shkruan Indeksonline.
Bëhet e ditur se i përfshirë në këtë rast është një mashkull 32- vjeçar kosovar i cili e ka goditur me thikë në fyt gruan e tij.
Gruaja 28- vjeçare është dërguar në emergjencë me lëndime të rënda. Në hetimet fillestare mësohet se dy personat ishin të martuar, por që jetonin ndaras prej disa muajsh./Indeksonline/