75 Mall Live Search
12:42 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vritet djali i ish-presidentit të Gjermanisë

Biri i ish-presidentit gjerman Richard von Weizsaecker është qëlluar me thikë për vdekje, derisa mbante ligjërata në një spital të Berlinit, në të cilin punonte si mjek kryesor, njoftoi sot policia.

Policia tha se është arrestuar një person 57- vjeçar i cili të martën mbrëma kërceu nga publiku në klinikën Schlosspark dhe me thikë sulmoi 59- vjeçarin Fritz von Weizsaecker. Edhe një person tjetër i cili tentoi ta ndalonte sulmin është lënduar seriozisht.

Von Weizsaeckeri vdiq në vendin e ngjarjes pavarësisht ndihmës së menjëhershme nga kolegët.

Fritz von Weizsaecker, 59 vjeç, ishte djali i një prej presidentëve më të vlerësuar të Gjermanisë, Richard von Weizsaecker, i cili drejtoi vendin nga 1984 deri në 1994. Ai vdiq në vitin 2015.