Mustafa – Kurti takohen javën e ardhme për bashkëqeverisje
Pas përfundimit të maratonës së takimeve midis Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për t’i përafruar qëndrimet për themelimin e Qeverisë, këto dy pati priten të takohen përsëri nga mesi i javës së ardhshme, shkruan Indeksonline.
Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline, zëdhënësi i LDK-së, Besian Musafa.
Ai ka thënë se takimi i radhës, do të zhvillohet midis liderëve të partive për të diskutuar për temat politike të marrëveshjes për bashkëqeverisje.
“Pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, që pritet të ndodhë diku nga mesi i javës së ardhshme, do të kemi takimin midis liderëve të partive Mustafa-Kurti, sa më parë që lejojnë agjendat e tyre, për të diskutuar temat politike të marrëveshjes për bashkëqeverisje”, ka thënë Mustafa për Indeksonlinen.
Pas vendimit të PZAP-it që të rinumërohen votat e 1402 venvdotimeve, pritet që zgjedhjet e 6 tetorit të certifikohen në fillim të javës./Indeksonline/