75 Mall Live Search
14:43 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Hidhet drejt flakëve, shpëton një koalë që po digjej

Një australiane ka vrapuar drejt flakëve për të shpëtuar një koala që po digjej.

Një video e bërë virale në mediat sociale tregon gruan që rrezikon jetën e saj për të shpëtuar koalën e djegur.

Koala po qëndronte në një pemë ku pyjet ishin përfshirë nga flakët në Long Flat, New South Wales, para se të merrej nga gruaja, e identifikuar si Toni.

Koala dëgjohet duke “qarë” në video, ndërsa mbështillet me këmishën e gruas. Më pas ajo vendoset në një batanije dhe i jepet ujë.

Toni tha për mediat se do kujdesej vetë për kafshën e dëmtuar nga zjarri dhe e dërgoi në spitalin Port Macquarie Koala Hospital.