Lëndohet sulmuesi i Shqipërisë
Rey Manaj është rikthyer sot te skuadra e tij Albacete, pas dy ndeshjeve të Shqipërisë.
Megjithatë, ai nuk ka arritur të dilte fare në fushën e gjelbër në stërvitje me skuadrën e tij, sepse është lënduar gjatë një ushtrimi në palestër.
Ai është lënduar në këmbën e djathtë, në të cilën ka pohuar se është duke ndierë dhembje të mëdha.
Sulmuesi shqiptar, do ti kalojë testet mjekësore për të përcaktuar masën e dëmtimit të pësuar.
Aty do të vendoset nëse ai do te jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjen e së dielës, ndaj Mirandës