Nëna mbyti tre fëmijë, ishte xheloze që burri i saj u kushtoi shumë vëmendje
Një nënë ka mbytur tre fëmijët e saj sepse ajo ishte shumë xheloze për vëmendjen që morën nga bashkëshorti i saj.

Brittany Pilkington, 27 vjeç është dënuar për 37 vjet burg pasi ajo pranoi vrasjet, shkruan The Sun- transmeton Indeksonline.
Nëna e keqe u arrestua në gusht 2015 për vdekjen e djalit të saj tre muajsh Noah.

Ndërsa Pilkington ishte në paraburgim ajo pranoi se kishte përdorur batanije për të mbytur foshnjën derisa vdiq.


Ajo gjithashtu rrëfeu për vrasjen e dy djemve të saj të tjerë – në korrik të vitit 2014 dhe në prill 2015.
Prokurori i Përgjithshëm i Ohios, Dave Yost tha: “Një kërkesë faji nuk mund të zhbëjë veprimet e pashpirt që kjo grua ka kryer ndaj fëmijëve të pambrojtur. Ajo nuk e meriton të quhet nënë. Por mbyllja e saj së paku do të garantojë që ajo nuk do të jetë në gjendje ta përsërisë këtë të keqe.”
Më parë gjykata dëgjoi sesi nëna i tha policisë se vrau fëmijët e saj sepse ajo ishte xheloze për vëmendjen që burri i saj u dha djemve të saj.
Prokurori i Qarkut Logan, Eric Steëart tha se ekspertët e vetë shtetit e ndjejnë se dënimi me vdekje nuk ishte i duhuri për Pilkington për shkak të “defekteve metalike” të saj./Indeksonline/