75 Mall Live Search
00:08 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Viti i Ri po vjen, kjo komunë furnizohet me dhurata për punonjësit e saj

Fundi i vitit po afron, ndërkohë që shumë institucione përgatitin dhurata për punonjësit e tyre.

E njëjta ka vepruar edhe komuna e Ranillugut, e cila ka nënshkruar një kontratë për furnizim me dhurata për VItin e Ri, shkruan Indeksonline.

Vlera e parashikuar e kontratës fillimisht ka qenë 2.500,00 euro, porse e njëjta është finalizuar për shumën prej 2.325,00.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik ” OLTI & KENZA ” SH.P.K.

Sipas prokurimit, tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët ka qenë 2.325,00. /Indeksonline/