75 Mall Live Search
11:36 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pamje nga brenda apartamentit të ri 25 milionësh, të këngëtarit ‘The Weeknd’

Këngëtari i njohur kanadez Abel Makkonen Tesfaye, që njihet me emrin artistik ‘The Weeknd’, është krijues i shumë super hiteve.

Këngëtari së fundmi është zhvendosur në një ‘Penthouse’ luksoz në Beverly Hills.

Burimet e TMZ mësojnë se ylli i këngës ‘Starboy’ ka shpenzuar 25 milionë dollarë për apartamentin luksoz në katin e fundit, i cili sipas imazheve të paraqitur vërtetë ka një vlerë të lartë.

Apartamenti përbëhet nga 4 dhoma gjumi, ndërsa është 8.215 metra katrorë.

Një pamje tejet piktoreske, e qytetit, kodrave dhe oqeanit që mund të shijohen gjithësecila përmes dritareve të mëdha që posedon vendi luksoz.

Në të përfshihen edhe palestër, shtëpi për mysafir, bar dhe shumë detaje të tjera. /Indeksonline/