Beatrix Ramosaj “bombastike” në të zeza
Beatrix Ramosaj është një këngëtare e re, e bukur dhe shumë e talentuar në muzikë.
Në nëntor 2010 ajo morri pjesë në “Kënga magjike 2010” me këngën “E Dua Beat-in”, me të cilën arriti deri në finale të këtij evenimenti, shkruan Indeksonline.
Beatrix njihet edhe për bukurinë dhe format trupore, që nuk heziton t’i ekspozojë here pas here nëpër rrjetet sociale.
Së fundmi ajo është shfaqur e veshur me të zeza, ku bie në sy bukuria e 25- vjeçares, si dhe linjat trupore në formën më të mire.
Kujtojmë se më 2017 ajo publikoi videoklipin e këngës “Pa ndjenja”, e cila u prit mjaft mire nga publiku. /Indeksonline/
