75 Mall Live Search
16:07 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kurti: Marrëveshja VV-LDK, menjëherë pas çertifikimit të rezultateve

Albin Kurti ka folur pas takimit me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, ku edhe ka treguar se janë dakorduar që ta arrijnë marrëveshjen menjëherë pas çertifikimit të zgjedhjeve.

‘Një  orë pas qertifikimit do të takohemi ta bëjmë marrëveshjen pas tri-katër ditëve.”, tha Albin Kurti.

Tutje, ai tha se beson se certifikimi i rezultateve do të bëhet javën e ardhshme.

“Besojmë qe do të ndodhe javën e ardhshme, dhe do mundohemi ta kryejmë marrëveshjen brenda 72 orëve, grupet punuese do t’i vazhdojnë takimet për harmonizimin e programit qeverisës.”, u shprehë ai.

Kryetari i VV-së po ashtu tha që beson se çertifikimi të ndodhë në javën e ardhshme. Kurse grupet punuese do të vazhdojnë takimet për harmonizimin e programit qeverisës./Indeksonline/.