75 Mall Live Search
20:53 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Buzët po i rriten çdo ditë, Khloe Kardashian akuzohet përsëri për ndërhyrje plastike!

Buzët e Khloe Kardashian duket se thjesht bëhen më të mëdha dhe më të mëdha me kohën.

Të enjten në mbrëmje, nëna beqare e True Thompson ndau dy imazhe të reja në mediat sociale ku po modelonte buzëkuqin e ri të Nailly List të motrës  Kylie Jenner nga koleksioni i saj i festave të fundvitit 2019, transmeton Indeksonline.

Ylli i ‘Revenge Body’ dukej shumë e fryrë, ndërsa ajo u përpoq të modelonte një gjerdan fluturash nga Nicole Rose.

Kylie ka përdorur për vite me rradhë buzët mbi linjën e saj të buzëkuqeve për t’i bërë ato të duken më të mëdha dhe duket sikur Khloe e ka kopjuar atë në imazhe të reja.

Përkundër akuzave se ajo ka bërë ndërhyrje në buzë, ajo duket se nuk i komenton akuzat.

Në gusht kur në internet u pohua se buzët e saj dukeshin të rreme në një selfie të re, ajo ndaloj komentet  në Instagram.

Në maj një burim i tha Hollywood Life se ylli nuk ka pasur kurrë mbushës buzësh.

“Ajo betohet se nuk ka bërë asnjë mbushëse fare, ajo thotë se është ende e frikësuar që nga hera e fundit që bëri filerat (në fytyrën e saj) i urrente aq shumë ato. 

‘Khloe nuk ka asgjë kundër mbushësve të buzëve, ato thjesht nuk janë për të. Ajo i provoi ato në të kaluarën dhe i urrente ata dhe gjithmonë ka thënë që nuk do të shkojë përsëri atje’, u shpreh një person i afërt me të.

Ndërkohë, motra e saj Kylie pranoi në 2015 që ajo kishte përdorur mbushës të buzëve./Indesksonline/