Haradinaj tregon se a ka negociuar me Kurtin për të bërë koalicion qeverisës
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka treguar se a ka biseduar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të krijuar në koalicion qeverisës.
Haradinaj iu përgjigj pyetjes se a i ka kërkuar dy ministri LVV-së si kusht për të hyrë në qeveri.
“Jo nuk është e vërtet. Na keni ngatërruar me ndonjë parti tjetër.”, tha ai në RTV 21.
Haradinaj tha se partia e tij do të jetë një opozitë parimore./Indeksonline/