75 Mall Live Search
11:27 / E Shtunë, 23 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rinumërohen 88.13% e vendvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe rezultateve po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, në ditën e dhjetë (e premte) në QNR janë rinumëruar edhe 138 vendvotime të tjera.

Ai ka thënë se numri i përgjithshëm i vendvotimeve të rinumëruara deri më tani është 1240 vendvotime apo 88.13%, ndërsa, kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 167 vendvotime të tjera.