LDK nderon Xhemail Mustafën
Anëtarë të Kryesisë së LDK-së, familjarë dhe veprimtarë kanë bërë homazhe në 19 vjetorin e vrasjes së zëdhënësit të lirisë dhe veprimtarit Xhemail Mustafa.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/11/74357028_2326476284330301_6567356804945149952_n.jpg)
Në emër të kryetarit Mustafa dhe Kryesisë së LDK-së, për veprën e tij ka folur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
“Vrasja tinëzare e Xhemail Mustafës ishte humbje e madhe për Kosovën. I rëndë është fakti që edhe pas 19 vitesh institucionet e drejtësisë nuk e zbardhën këtë rast”, ka thënë ndër të tjerash nënkryetari Haziri.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/11/77223932_2326476270996969_3710075875081846784_n.jpg)
Në emër të familjes Mustafa, ka shprehur dhimbje dhe krenari vajza e Xhemailit, Berjanë Mustafa, e cila shprehu zhgënjimin nga institucionet e vendit për mosndriçimin e vrasjes së babait të saj.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/11/75572141_2326476217663641_852211143198900224_n.jpg)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/11/75564607_2326476154330314_3060231826955042816_n.jpg)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/11/75402179_2326476137663649_5276907728806084608_n.jpg)