75 Mall Live Search
14:55 / E Shtunë, 23 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Barcelona fiton me përmbysje

Barcelona ka arritur fitore të vështirë në udhëtim ndaj ekipit të fundit të La Ligës, Leganes.

Ishin pikërisht vendasit që kaluan të parët në epërsi përmes En Nesryt në minutën e 12-të, i cili realizoi një gol maestral. Kjo ishte gjithçka çfarë pamë në pjesën e parë.

Ajo e dyta tregoi një fytyrë tjetër të Barcelonë. U pa një Barcelonë më këmbëngulëse dhe kjo u treguar qysh në fillim ku Pique goditi shtyllën me kokë, shkruan Indeksonline.

Pas pak minutash, p֝rkatësisht në atë të 53-tën, Suarez shfrytëzoi për mrekulli harkimin e Messit duke barazuar shifrat.

Në minutën e 79-të Arturo Vidal vulosi fatin e kësaj ndeshje.

Tash, Barcelona ka tri pikë më shumë se Real Madridi i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Indeksonline/