75 Mall Live Search
19:44 / E Shtunë, 23 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Në shkallë i kam pa disa njolla gjaku” – si ishte vrarë Xhemajl Mustafa

Sot është shënuar 19 vjetori i vrasjes së veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemajl Mustafës.

Xhemajl Mustafa në mbrëmjen e 23 nëntorit, ishte qëlluar me armë zjarri nga dy persona në hyrje të banesës së tij në lagjen “Dardania” në Prishtinë dhe më pas, kishte vdekur në spital.

Dorasit nuk janë kapur as sot e kësaj dite.

Mustafa, vdiq në moshën 47 vjeçare, duke lënë prapa gruan, vajzën, Berianën dhe djalin, Besianin. Vrasja e Mustafës, konsiderohet një nga vrasjet më të rënda me motive politike, në një fushatë sistematike, sulmesh, e vrasjesh të anëtarëve të Lidhjes Demokratike të udhëhequr nga, Ibrahim Rugova.

Hetimet për vrasjen e tij në fillim i kishte udhëhequr Policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i.

Pamje nga hyrja e banesës së Xhemajl Mustafës.

Bashkëshortja e Mustafës, Bahrije Mustafa, kishte rrëfyer momentin kur kishte dëgjuar krismat.

“Kur dola në terasë, po e shoh se popullata është grumbullu, edhe policia. Ma mori mendja, një parandjenjë e pata, e mbylla derën, kur shkova, po i shoh kojshiket, ishin tmerru, njëra qante. Vrapova shkallëve teposhtë, kur kam dal, disa njolla të gjakut i kam pa nëpër shkallë”, kishte rrëfyer ajo për APN.

Shkallët e gjakosura pas vrasjes së Mustafës

Djali i Mustafës, Besiani, që mbanë pozitën e zëdhënësit në LDK, sot në përkujtim të babait të tij ka thënë se ata që e kanë kryer veprën, e kanë vrarë ardhmërinë e fëmijëve të tyre.