75 Mall Live Search
11:32 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Çfarë lojtari, “King” James shkëlqen ndaj Grizzlies

Los Angeles Lakers kanë shënuar tjetër fitore në NBA, duke vazhduar kështu rekordin pozitiv.

Lakers kanë fituar ngushtë, me rezultatin 109-108, kundër Memphis Grizzlies, në një ndeshje dramatike.

Më i miri në këtë ndeshje ishte LeBron James, i cili kontribuoi në këtë fitore me 30 pikë të shënuara, 6 kërcime, 4 asistime dhe 2 topa të vjedhur.

Edhe Anthony Davis dha ndihmën e tij, duke shtuar 22 pikë, 4 kërcime dhe 3 asistime, si dhe 5 bllokada e 3 topa të vjedhur, duke ndihmuar kështu shumë lojën defensive.

Pikë dyshifrore tek Lakers regjistruan edhe Rondo 14, Caldwell Pope 12 dhe Dwight Howard 10.