Soni Malaj, rikthehet në Këngën Magjike me “Shijen e tradhëtisë”
E vlerësuar me shumë çmime si këngëtare dhe e dashur për publikun, Soni Malaj gjithmonë është investuar si artiste me profesionalizëm në botën e artit, për të lënë gjurmët e saj në muzikën shqiptare. Mjaft e talentuar si këngëtare, Soni ka dalluar edhe për performancat mjaft dinamike, më të cilat ka shoqëruar këngët e saj.
Pjesëmarrëse që në edicionin e parë të festivalit “Kënga Magjike” në vitin 1999, Soni Malaj është vlerësuar me disa çmime në këtë festival si: “Çmimi Millenium” në vitin 2005; Balada me titullin “Fluturimi 3470”, në duet me Flori Mumajesin, fitoi çmimin e dytë, gjithashtu edhe “Çmimi Kënga Hit”, duke u shndërruar vërtet në një këngë hit. Në vitin 2008 Soni konkurroi në “Kënga Magjike” me “Shpirti im binjak” dhe u vlerësua me “Çmimi i Internetit”; Ndërsa në vitin 2009 Soni Malaj zuri vendin e tretë në festival si dhe u vlerësua me çmimin “Best Melody”.
Pjesëmarja e saj e fundit në festivalin “Kënga Magjike” ka qenë në vitin 2016, ku kënga “Për vete më mbaj” u vlerësua me Çmimin Best Performance”.
Pas tre vitesh shkëputjeje, Soni rikthehet në “Kënga Magjike” me këngën “Shije tradhtie”.