75 Mall Live Search
11:31 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Accor Group zgjerohen me operimet e tyre në Ballkan – Novoteli i parë në Shipëri

Pronari i ndërtesës, e cila do të ketë 130 dhoma, është një kompani Shqiptare – Grupi Bolv-Oil. Hapja është e planifikuar për vitin 2021. Do të jetë hoteli i parë që operon nën një markë të Accor Group në Shqipëri.

Vizitorët që qëndrojnë në hotelin Novotel Tirana do të kenë qasje në mbi 7,000 m2 zona moderne dhe të rehatshme të dizajnuara për të kaluar kohën e lirë, si dhe hapësira të biznesit. Hoteli do të ketë 6 salla konferencash me një sipërfaqe totale prej mbi 430 m2. Hoteli gjithashtu do të përfshijë një pishinë prej gati 350 m2, një qendër Spa prej 120 m2, si dhe disa restorante, bare dhe më shumë.

Ekskluzivitetin e markës e mban Grupi Bolv-Oil – një nga kompanitë më të mëdha në sektorin Shqiptar të karburantit.

– Është hoteli i parë në Shqipëri me të cilin do të punojmë si Accor Group – është një hap i madh në zhvillimin e ofertave tona në Europën Jug-lindore. Kjo është arsyeja pse ne jemi edhe më krenarë të bashkëpunojmë me Grupin Bolv-Oil, të cilët janë pronarë të ndërtesës dhe janë shumë të respektuar në vendin e tyre. Falë bashkëpunimit të palëve që njihen për ofrimin e shërbimeve me cilësi të lartë, mund të sigurohemi që kushdo që vjen në Tiranë, qoftë për ndonjë vizitë apo biznes, mund të shijojë një dimension të ri të mikpritjes së hotelit – thekson Frank Raul, Shef i Zhvillimit në Accor Europa Lindore.

Tirana po përjeton rritje dhe zhvillim të shpejtë, prandaj vizitorët kërkojnë marka hoteli të cilësisë së lartë për të qëndruar në qytet. Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur të investojmë në këtë hotel dhe të bashkëpunojmë me Accor Group, të cilët janë të njohur për zgjidhjet dhe shërbimet e shkëlqyera për hotele që vlerësohen shumë nga turistët. Falë mbështetjes së vlefshme nga Accor Group, ne do të kemi një hotel unik në Tiranë që ofron shërbime tw cilësisw së lartë për mysafirët. Ne besojmë, se vetëm duke ofruar cilësi në treg, ju mund të keni sukses në të ardhmen. Ne gjithashtu besojmë që marka Novotel është padyshim zgjidhja më e mirë për hotelin tonë të parë në Tiranë – shtoi Olsi ÇUKAJ, Nënkryetar i Grupit.

Tirana është destinacioni i preferuar për turizëm dhe biznes në Shqipëri, i cili vazhdon të zhvillohet gjatë tërë kohës. Novotel Tirana do të pozicionohet në një zonë me shumë përparësi – pikërisht ngjitur me një nga rrugët më të rëndësishme të kryeqytetit Shqiptar. Ajo lidh Tiranën me portin, aeroportin dhe qytetet kryesore Shqiptare. Qendra e kryeqytetit është vetëm 3 km larg dhe një rrethrrotullim i madh është duke u ndërtuar 100 m larg. Do të lejojë udhëtarët të marrin rrugë të shkurtër dhe të hyjnë në qytetin e ngarkuar të Tiranës. Falë lidhjeve të mira të transportit, do të jetë një propozim i shkëlqyer për këdo që vjen në qytet për turizëm apo biznes. Për më tepër, arkitektura e hotelit do të jetë shumë moderne dhe unike.

– Do të jetë vizualisht e lehtë për të parë vendndërtimin për shkak të ngjyrave të ndritshme të fasadës – premton Olsi ÇUKAJ. – Në pjesën e sipërme të ndërtesës do të ketë një zonë shumë-funksionale për konferenca, ngjarje dhe ekspozita të cilat do të funksionojnë si një urë lidhëse midis hotelit dhe ndërtesës së zyrës ngjitur me hotelin. Për më tepër, dizajni i brendshëm i hotelit Novotel Tirana do t’i përshtatet motiveve tradicionale shqiptare në një masë që do ta bëjë atë unik dhe origjinal.

Hapja e hotelit është planifikuar për vitin 2021. Tirana është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Shqipërisë dhe ndodhet në 3 lumenj: Lana dhe Erzeni. Monumenti më i famshëm është Xhamia Haxhi Et’hem Bej. Objektet e tjera të rëndësishme kulturore përfshijnë Teatrin Kombëtar dhe Teatrin e Operas dhe Baletit.

RRETH ACCOR

Accor është një grup mikpritës lider botëror, i cili ofron përvoja unike në 4,900 hotele dhe vendbanime në 110 shtete. Grupi ka një përvojë mikpritjeje për më shumë se 50 vjet, duke rezultuar me një portofol të pakrahasueshëm të brendeve, nga luksi tek ekonomi, i mbështetur nga një prej programeve të besnikërisë më tërheqëse në botë.

Përtej akomodimit, Accor mundëson mënyra të reja për të jetuar, punuar dhe luajtur, duke përzier ushqimin dhe pijen me jetën e natës, mirëqenien dhe bashkëpunimin. Ajo gjithashtu ofron zgjidhje digjitale që maksimizojnë distribuimin, optimizon operimet hoteliere dhe zgjerojnë përvojën e klientit.

Accor është thellësisht i përkushtuar në krijimin e vlerave të qëndrueshme dhe luan një rol aktiv në kthimin prapa komunitetit dhe tokës përmes Planet 21 – Programi ‘Acting Here’ dhe Fondi i dhurimi ‘Accor Solidarity’, i cili u jep grupeve me nevoja të veçanta mundësinë e punësimit përmes trainimit profesional.

Accor SA është publikisht e listuar në Euronext Paris Stock Exchange (ISIN kodi: FR0000120404) dhe në OTC Market (Ticker: ACRFY) në Shtetet e Bashkuara. Për më shumë informata vizitoni accor.com.

Kontakti për marrëdhënie me media
 
Agnieszka Kalinowska Menaxhere e lartë për komunikim Accor Evropa Lindore   agnieszka.kalinowska@accor.com  
 
Kontakte tjera
 
Marta Bełza PR Menaxhere marta.belza@38pr.pl