Akrobatja bie në tokë gjatë një performance, në Londër
Një aktrobate ka rënë në tokë gjatë një shfaqjeje në Wonderland Winter të Londrës pasi rrëshqiti nga lidhëset e saj.
Jackie Armstrong, 35 vjeçe, po performonte në shfaqjen e cirkut të krishtëlindjes, Zippos, në orën 6 të mëngjesit, kur incidenti ndodhi, ndësa publiku u trondit, transmeton Indeksonline.
Stafi menjëherë nxitoi ta ndihmonte Jackien, pasi ajo mbeti në dysheme dhe nuk u çua pas rënies.

Zëdhënësi e përshkroi Jackien si një “artiste me përvojë shumë gjatë me shumë se 19 vjet në ring.
Pas incidentit, anëtarëve të auditorit iu kërkua të largoheshin nga “Big Top”-i dhe iu ofruan biletat për shfaqjen e radhës atë mbrëmje.

Disa dëshmitarë thanë se fëmijët ishin në radhën e parë dhe kishte njerëz që bërtisnin.
Ajo u trajnua në shkollën e cirkut në moshën 22 vjeçe dhe u bashkua me “Zippos”-in kur u diplomua./Indeksonline/