Taylor Swifti thyen rekordin e Michael Jacksonit në “AMA”
Taylor Swifti kishte një fundjavë të suksesshme në “American Music Awards”, duke marrë gjashtë çmime dhe duke mposhtur përfundimisht rekordin e mëparshëm të Michael Jacksonit, transmeton Indeksonline.
Asaj ju dha çmimi më i madh i natës si “Artist i vitit”, duke mposhtur artistë të njohur si Drake, Ariana Grande, Halsey dhe Post Malone gjatë garës.
Me gjashtë çmime të reja, çmimet e Swiftit arritën në 29-të, derisa mposhti edhe rekordin e mëparshëm të Michael Jacksonit me 24 sosh.

Kjo është hera e pestë që këngëtarja ka arritur ta marrë çmimin e vitit, duke fituar më parë në 2009, 2011, 2013 dhe 2018.
Çmimin ajo e pranoi në Los Angeles në “Microsoft Theater”, duke thënë se viti 2019 kishte pasur uljet dhe ngritjet e veta, por që rezultoi i suksesshëm. /Indeksonline/
