75 Mall Live Search
16:38 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Linda Halimit nuk po ia do me Këngën Magjike, largohet sërish nga festivali

Linda Halimi është tërhequr sërish nga festivali ‘Kënga Magjike’.

Këngëtarja Linda Halimi nuk do të jetë as këtë edicion pjesë e netëve finale të ‘Kënga Magjike 2019’.

E këtë herë arsyeja është vajza e saj disa muajshe, Kaimana.

Linda ka prezantuar këngën e saj ‘Want my love’ para disa kohëve, por ka zbuluar se pikërish ardhja në Shqipëri për këtë prezantim e ka bërë ta kuptojë se për vajzën e saj të vogël nuk është aspak e lehtë dhe të vijë sërish në Shqipëri është e pamundur.

“Për vajzën nuk ishte aspak e lehtë të qëndronte shumë orë në avion”, tregon Linda Halimi.

Kështu, është sqaruar se Linda nuk e ka këtë radhë asnjë problem me festivalin dhe organizatorët, por ka vendosur që vajzën dhe rehatinë e saj ta vendosë në radhë të parë.

Linda Halimi para disa viteve ka pasur një mosmarrëveshje pikërisht me organizatorët e festivalit, kur edhe u përjashtua dhe iu hoq e drejta të merrte pjesë për disa vjet me radhë.

E për këtë rikthim këngëtarja është shprehur shumë e ngazëllyer, por fëmjët para të gjithëve!