75 Mall Live Search
16:38 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kosnett flet për dhunën ndaj grave: “Të bashkuar mund të mbrojmë nënat, motrat, gratë dhe vajzat tona

Në Kosovë është duke u zhvilluar fushata “16 ditë e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore’. Kjo fushatë po bëhet me qëllim të eliminimit të dhunës ndaj grave.

Rreth dhunës ndaj grave ka folur edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, transmeton Indeksonline.

Ai në një postim në Twitter ka thënë se ndalimi i dhunës ndaj femrave është përgjegjësi e të gjithëve.

“Nuk ka asgjë burrërore për të sulmuar gratë. Përfundimi i dhunës ndaj grave është përgjegjësi e të gjithëve. Të bashkuar mund të mbrojmë nënat, motrat, gratë dhe vajzat tona.”, ka shkruar ajo./Indeksonline/