75 Mall Live Search
08:27 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Fitoi “Jackpotin”, çifti vendos të zbulojë identitetin

Një çift që fitoi çmimin e parë prej 105 milionë funtesh në EuroMillions do të dalë në publik të martën.

Fituesit – të cilët janë përshkruar si një çift i palodhur pune nga zona e Chichester – “kapën” shumën e jashtëzakonshme në fillim të këtij muaji

Kështu, siç shkruan “DailyStar”, të martën ata do të dalin në publik dhe do të tregojnë se si milionat kanë ndryshuar jetën e tyre përgjithmonë.

Çifti thuhet se fitoi 105,100,701,90 funte në 25- vjetorin e shortit të parë të Lotarisë Kombëtare më 19 nëntor.

Siç bëhet e ditur më tej, britanikët kanë qenë me fat në këtë lojë, pasi që gjashtë britanikë kanë marrë para nga EuroMillions këtë vit.