75 Mall Live Search
08:48 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mozziku solidarizohet me të prekurit nga tërmeti, në Shqipëri, kërkon donacione

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë, i cili është ndier edhe në Kosovë.

Deri tashti raportohet për 6 viktima e shumë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe jashtë shtëpive të tyre, shkruan Indeksonline.

Tashmë të gjithë janë solidarizuar me shtetin shqiptar dhe po kërkohet ndihmë për të prekurit nga tërmeti. Këtë e ka bërë edhe reperi i njohur kosovar, Mozzik, i cili përmes disa publikimeve në rrjetet sociale i është bashkuar donacionit për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

“Zot bekoje Shqipërinë, lutuni, jepni donacione”, ka shkruar Mozziku./Indeksonline/