75 Mall Live Search
09:10 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Albin Kurti: Sy e veshë i kemi atje – Kosova përjeton dridhjen e Shqipërisë

Albin Kurti ka reaguar pas tërmetit në Shqipëri.

Kandidati për kryeministër të Kosovës ka thënë se mendjen, sytë e veshët të gjithë i kemi, në Shqipëri.

“U ndie shumë edhe në Prishtinë. U zgjuam të gjithë. Por tashti mendjen, sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, Kurbini e Thumana. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të plagosurve.

Lutemi e urojmë që të mos përsëritet tërmeti. Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t’u ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë”, shkruan Kurti në Facebook./Indeksonline/