Durrës, shpëtohen 23 persona nga rrënojat e ndërtesave
Të paktën 23 persona janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesave të shembura, në Durrës.
Një i moshuar u shpëtua pak minuta më parë (ora 09:18) në pallatin 6- katësh të shembur.
Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Ndërsa 22 të tjerë u shpëtuan deri në orën 09:00. Ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Ata qëndruan të izoluar nën rrënoja nga ora 4 e mëngjesit deri në këto moment (ora 09:00).
Situata e paraqitet e vështirë është në zonën e plazhit.
Ndërsa në total në të gjithë vendin janë 6 të vdekur, midis tyre edhe të mitur.