75 Mall Live Search
09:59 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Edi Rama njofton se Vuçiqi, ka nisur nga Serbia një ekip shpëtimi për Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se shtetet fqinje, Mali i Zi e Serbia kanë nisur ekipet shpëtimtare.

Këtë ia kanë konfirmuar dy kryeministrat e vendit, Markoviqi e Vuçiqi.

“Kryeministri i Malit të Zi, Markoviq, njoftoi se një skuadër speciale mbështetje për të dëmtuarit po niset drejt Shqipërisë dhe po njësoj, një tjetër skuadër mbështetëse nga Serbia e specializuar në raste emergjencash, po niset drejt vendit tonë, ma komunikoi presidenti Vuçiq”, shkruan Rama në njoftim./Indeksonline/