Shaqiri e Xhaka luten pas tragjedisë: Zoti e ndihmoftë popullin shqiptar
Dy yjet e futbollist shqiptar Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka kanë reaguar pas tragjedisë që ‘goditi’ Shqipërinë.
Pas tërmetit që ndodhi në mëngjesin e sotëm 8 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë të lënduar, shkruan Indeksonline.
Mesfushori i Liverpoolit Xherdan Shaqiri në profilin e tij në Instagram shkruan “Lutuni për Shqipërinë”.

Ndërsa Granit Xhaka lutë Zotin që të ndihmojë popullin shqiptar.

/Indeksonline/