75 Mall Live Search
11:49 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa reagon pas tërmetit në Shqipëri: Jam e shkatërruar nga lajmi!

Një tërmet tronditës ka goditur Shqipërinë prej 6.4 ballësh në mëngjesin e ditës së sotme ku mbetën disa të vdekur dhe shumë të tjerë të lënduar.

Media të shumta botërore kanë raportuar për tërmetin që goditi shtetin shqiptar, ndërsa nuk kanë munguar as reagimet nga personalitet të njohura.

Edhe ylli kosovar i muzikës botëror, Dua Lipa, ka reaguar para pak minutash për ngjarjen tragjike.

“E shkatërruar nga lajmi i tmerrshëm, zemra dhe lutjet e mia janë me popullin shqiptar. Jua dërgoj gjithë dashurinë time në këto kohë të vështira!”, ka shkruar Dua përkrah një fotografie të Flmaurit Kombëtar./Indeksonline/