75 Mall Live Search
11:55 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mjekë e ilaçe, Kosova s’e lë vetëm Shqipërinë

Kosova me të gjitha forcat është në mbështetje të Shqipërisë pas tërmetit të fuqishëm që ka goditur vendin.

Pasi i ka nisur forcat ushtarake e policore, Kosova tani ka nisur edhe mjekë e ilaçe për në Shqipëri.

Lajmin e ka konfirmuar ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

“I tronditur dhe i pikëlluar nga tërmeti me fatalitet në Shqipëri. Të lutemi për sa më pak humbje jetësh! Shqipërinë nuk do ta lëmë të vetme në rrënojat e kësaj tragjedie dhe do t’ia japim ndihmën tonë.

Prandaj, në një telefonatë me ministren e Shëndetësisë së Shqipërisë e njoftova se në këto momente të rënda ne nuk solidarizohemi vetëm me mendje e zemër, por me mjekë, barna dhe të gjitha kapacitetet e nevojshme shëndetësore që do t’i mobilizojmë në shpëtim të jetëve”, shkruan Ismaili në njoftim./Indeksonline/