75 Mall Live Search
12:24 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Qendrat sociale në Tiranë janë hapur 24/7 për strehim e ushqim

Shqipëria është në gjendje tragjike pas tërmeteve që nisën orët e para të mëngjesit.

Përpos 15 viktimave që janë konfirmuar deri tani, nuk dihet ende fati i shumë banorëve, të cilët janë bllokuar nën rrënoja.

Qendrat sociale në Tiranë është raportuar të jenë të hapura 24/7 për strehim e ushqim, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Qendrat Sociale në Tiranë janë hapur 24/7 për strehim e ushqim.

Shkozë
Kombinat
Zogu i Parë
5 Maji
Lanabregas

Mund ti drejtoheni Qendrës që është më afër vendbanimit tuaj ose të kërkoni ndihmë për transport në nr. e gjelbër te Bashkisë Tiranë 0800 0888