75 Mall Live Search
12:30 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tërmeti tragjik, reagon presidenti Duka: Jemi një skuadër me të gjithë shqiptarët

Pas ngjarjes së rëndë nga tërmetet, ku kanë humbur jetën disa persona, teksa kanë mbetur të lënduar shumë të tjerë, ka reaguar edhe presidenti i FSHF-s, Armand Duka. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook është solidarizuar me të lënduarit dhe familjet e tyre, teksa ka bërë apel që ta kalojmë këtë ditë të vështirë së bashku.

POSTIMI I DUKËS: 

Të gjithë jemi prekur fizikisht apo shpirtërisht nga ky tërmet shkatërrimtar! Dhimbja jonë e madhe shkon për ata që humbën jetën, ndërsa solidarizohemi me të lënduarit dhe familjet e tyre. Jemi një skuadër me të gjithë shqiptarët, le ta kalojmë këtë ditë të vështirë sëbashku! #FSHF #Shqipëria #Tërmeti #JemiBashkë