75 Mall Live Search
13:17 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mbahet një minutë heshtje në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, në nderim të viktimave, në Shqipëri

Në nderim të viktimave të shënuara pas tërmetit në Shqipëri, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është mbajtur një minutë heshtje.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është thellësisht e prekur nga tragjedia në Shqipëri dhe është e gatshme me të gjitha forcat e saj shtetërore t’i dalë në ndihmë Shqipërisë. /IndeksOnline/

“Në nderim të viktimave të mbajmë një minutë heshjtje për viktimat e tërmetit tragjik në Shqipëri. Zoti u dhashtë forcë të gjitha familjeve në  këto momente të vëshira. Jemi thellësisht të prekur nga tragjedia që ka prekur Shqipërinë jemi me lujte me ta”, tha Haradinaj.