75 Mall Live Search
13:31 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj për emrimin e shefit dhe kryeinspektorit të AKI-së: I qëndroj vendimit

Kryeministri në detyrë i Kosovë, Ramush Haradinaj në një konferencë shtypi, tha se në lidhje me vendimin për emërimin e shefit të ri të AKI-së Kreshnik Gashi dhe kryeinspektorit të ri të këtij institucioni, Burim Ramadanit, ai i ka ushtruar funksionet e tij dhe se i qëndron këtij vendimi. /IndeksOnline/

“Emërimi i drejtorit të AKI-së dhe kryeinspektorit i kam ushtru funksionet e mia në  bazë të kompetencat që i kam dhe i qëndroj vendimit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tutje u shpreh se Burim Ramadani, të cilin dje e emëroi si inspektor i përgjithshëm në AKI, nuk shërben si pariak në këtë institucion por si profesionist.

“Jam shumë i gëzum që është Burimi, për shkak të aftësive të tij profesionale është kuadri më i mirë që kam mujt me gjetë në Kosovë, gjema një më të mirë se Burimi, ai nuk shërben si partiak por si profesionist. Nuk kam komente për kritikat që i jepin”, u shpreh Haradinaj.

Dje Qeveria e Kosovës emëroi drejtor të ri të AKI-së, Kreshnik Gashin, ndërsa Burim Ramadanin, Inspektor të Përgjithshëm.

Pas vendimi të kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, Gashi e Ramadani u dekretuan nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Kujtojmë se emërimet e reja të institucionit të Intelegjencës, vijnë pas dorëheqjes së Shpend Maxhunit, i cili kishte shërbyer për një vit si drejtor i AKI-së. /IndeksOnline/