Një tjetër tërmet afër Gjirit të Lalzit prej 4.5 ballësh
Një tjetër tërmet me magnitudë 4.54 ballë ka goditur para pak minutash vendin tonë. Raportohet se tërmeti ka rënë në orën 13:14 afër Gjirit të Lalzit.
Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë tronditi vendin tonë mëngjesin e sotëm. Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana. Dëme të shumta materiale janë shënuar në disa godina në këto qytete.
Në Tiranë si në gjithë qytetet e tjera, mijëra njerëz dolën nëpër rrugë të terrorizuar nga lëkundjet dhe duke pritur me ankth lëkundje të tjera. Nisur edhe nga fakti që prej orës 02:47 minuta e deri në vazhdim, janë shënuar lëkundje të herëpashershme.