Tërmeti lëkund një market në Shqipëri, shishet bien përtokë
Shqipëria u godit nga disa tërmete në orët e para të mëngjesit.
Me Rihter të lartë dhe tejet të frikshme ishin këto tërmete për të gjithë shqiptarët.
Edhe pse kanë kaluar disa orë numri i viktimave është në rritje e sipër, i të lënduarve gjithashtu teksa ka dhe dëme të mëdha materiale.
Një video e publikuar së fundi tregon momentin kur tërmeti goditi për herë të parë në mëngjes Shqipërinë, se si në një market të gjitha pijet bien në tokë nga raftet ku ishin të vendosura, shkruan Indeksonline.
Duhet shtuar se Thumana dhe Durrësi janë dy vendet më të prekura përderisa po vazhdon ofrimi i ndihmës për shumë persona, të cilët kanë mbetur nën rrënoja./Indeksonline/