Rama për tragjedinë në Shqipëri: Çfarë nuk të vret të forcon, plaga jonë e madhe do të na bëjë më të fortë nesër
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një lidhje direkte përmes Facebookut, tha se tragjedia e shënuar në Shqipëri kërkon kurajo të madhe si dhe qetësi.
Rama tha së në shënimin e viktimës së parë nga tragjedia, në Durrës, Rama kishte qenë i pranishëm ku sipas tij edhe e kishte përjetuar rëndë konfirmimin e vdekjes së viktimës së parë, shkruan IndeksOnline.
“Marr pjesë në dhimbjen e thellë të familjes që lotojnë, pas lëkundjeve të forta rasti deshi dhe unë u gjenda pranë familjes në një nga rrënojat e para në Durrës. Ua përcjell të gjithë familjarëve ngushëllimet e mia, ne do të bëjmë deri në fund gjithçka. Trupat tona janë angazhuar të gjitha dhe po bëjmë cka mundemi. Nga gërmadhat janë nxerrur rreth 42 persona. Kanë mbërritur edhe trupat e Kosovës me porosinë e z.Thaçi, që më ka përcjell të gjithë mbështetjen e Kosovës”.
“Kjo fatkeqësi kërkon kurajo të jashtëzkonshme dhe sa më shumë qetësi. Së bashku do ta përballojmë edhe këtë pabesi të madhe të natyrës. Një fjalë e njohur thotë se çfarë nuk të vret të forcon, plaga jonë e madhe do të na bëjë më të fortë nesër”, tha Rama. /IndeksOnline/