75 Mall Live Search
14:16 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tërmeti shkaktoi panik te qytetarët në Prishtinë, mijëra njerëz dolën në rrugë

Tërmeti që ndodhi në mëngjesin e sotëm në orën 03:53 ka shkaktuar panik dhe shqetësim te qytetarët në Kosovë.

Qindra mijëra njerëz dolën në rrugë, shkruan Indeksonline.

Policia e Kosovës dhe Njësiti special treguan gatishmëri për të ofruar ndihmë. Lëvizjet e tyre ishin të shtuara në kryeqytet.

Njerëzit për disa minuta qëndruan në rrugë dhe në veturat e tyre duke pasur frikë të ktheheshin në vendbanime.

/Indeksonline/