Bes Kallaku anulon premierën e filmit “Falco”, shkak tragjedia në Shqipëri
Premiera e filmit të fundit të Bes Kallakut “Falco” ishte planifikuar të mbahet nesër më 27 nëntor në Prishtinë.
Por, aktori ka paralajmëruar se ka anuluar premierën e filmit “Falco” në Prishtinë, pas tërmetit të fuqishëm në Shqipëri, i cili ka shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha.
“Të dashur miq. Ju bashkëkombës të Kosovës, Shqipërisë së përtej Drinit: Për shkak të situatës së rënduar nga tërmetet edhe në dhimbjen për jetët e humbura, nuk ma bën zemra që nesër të mbaj premierën e filmit “Falco”, në Prishtinë, ashtu siç ishte caktuar Zoti ju ruajt. Ju falënderoj përzemërsisht edhe për mobilizimin tuaj dhe ndihmën që po ofroni vëllezër”, ka shkruar aktori i njohur në postimin e tij./Indeskonline/
