Tare: Gati ta bëj të pamundurën për të ndihmuar vendin tim
Tërmeti që ka përfshirë Shqipërinë ka prekur të gjithë persoanlitet e futbollit shqiptar.
Ish- futbollisti i Kombëtares Shqiptare, aktualisht drejtor dportiv i klubit italian të Lazios, Igli Tare, ka komentuar nga Italia momentin e vështirë që po kalon vendi ynë, pas tërmeteve të forta që e goditën në orët e para të mëngjesit.
Tare ka rrëfyer se është i shokuar nga ajo që ka ndodhur dhe se po përcjell me shumë ankth gjithçka nga operacionet e shpëtimit.
Ish- bomberi kuqezi ka shtuar se po bën të pamundurën që të ndihmojë popullin shqiptar.