Veteranët e UÇK-së dhurojnë 5 mijë euro për të prekurit nga tërmeti, në Shqipëri
Veteranët e UÇK-së dhurojnë 5 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është duke i përcjell me dhimbje lajmet për tërmetet që goditën Shqipërinë. “Me këtë rast, u shprehim ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre gjatë kësaj tragjedie, ndërsa të gjithë të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë”, thuhet në komunikatë. OVL e UÇK-së, do të ndihmojë me 5.000 euro dhe u bën thirrje veteranëve të luftës, atyre që kanë mundësi, që të ndihmojnë në llogaritë bankare që me këtë rast i ka dhënë shteti shqiptar. |