Shembet banesa 4-katëshe, nxirren të pajetë dy pjesëtarë të familjes Lala, në Kënetë
Vijon operacioni për shpëtimin e familjes Lala në Thumanë.
Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja raporton se nga banesa katërkatëshe e familjes Lala me origjinë nga Peshkopia, janë nxjerr të pajetë dy persona, Sadete dhe Ilir Lala. Në këtë banesë jetonin tri kurora të së njëjtës familje.
Ndërkohë vijon operacioni për shpëtimin e Ramë Lalës 17-vjeç.
-Sadete Lala e pajetë, nëna e tre djemve që jetonin në të njëjtën banesë.
-Ilir Lala i pajetë, (ishte i paralizuar prej vitesh)
-Ramë Lala 17-vjeç ka shenja jete
-Amelia Lala është nxjerr e gjallë.
-Griselda Lala motra e Ramës
-Marjeta Lala nëna e katër fëmijëve
-Emilio Lala nuk është nxjerr ende (nuk dihet gjendja)
-Dionis dhe Dionisa nuk dihet gjendja e tyre