Kryeministri i Bullgarisë: Ndajmë dhimbjen bashkë me popullin shqiptar
Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, ka reaguar lidhur me tërmetet që goditën Shqipërinë mëngjesin e hershëm.
Borisovi tha se ndanë dhimbjen bashkë me popullin shqiptar dhe se shpreson për shërimin e menjëhershëm të të gjithë të dëmtuarve, si edhe rivendosjen e shpejtë të çdo dëmi serioz material.
“Në këtë kohë të vështirë, ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për miqtë tanë #Albania”, shtoi Borisovi./Indeksonline/